E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkëpunim në mjekësi mes Shqipërisë dhe Kosovës

Prej shumë vitesh, pacientët nga Kosova udhëtojnë me kilometra të tëra për të ardhur në Shqipëri për trajtim mjekësor. Dhe jo radhë here ndodhë e anasjellta, kur pacientët shqiptar udhëtojnë drejt Prishtinës. Për të lehtësuar diagnostikimin dhe trajtimin shëndetësor, kreu i Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri dhe ai i Kosovës nisën bashkëpunimin zyrtar, të shkëmbimit të përvojave mjekësore dhe furnizimit me barna mes dy spitaleve.
Ndërkohë Ministri i shëndetësisë Petrit Vasili pasi ka vlerësuar bashkëpunimin me Kosovën foli edhe për çështjen e shumëdiskutuar mbi zgjedhjen e drejtuesve të shërbimeve të spitaleve.
Si drejtuesi i bordit në QSUT për emerimet e drejtuesve në shërbime, Vasili tha se do të jenë zgjedhje profesionale dhe jo politike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›