Pezullohet nga puna, z/komandant i Policisë në Mitrovicë
Është pezulluar nga puna në Policinë e Kosovës, z/komandanti rajonal i policisë në Mitrovicë, n/kolonel Ergin Medic. Sipas burimeve, mësohet se Medic është pezulluar ditë më parë nga puna, ndërsa zyrtarë të policisë në Mitrovicë as nuk kanë mohuar, dhe as nuk kanë pohuar shkarkimin e tij.
Burimi më tej kane theksuar se Medic është pezulluar nga puna për 2 muaj, me pagesë.