E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bashkëpunimi UBT – BOKU, Sallaku: Konsolidojmë arsimin për të kontribuar në zhvillimin e ekonomisë rurale

TIRANË, 8 shkurt /ATSH/ Bashkëpunimi i Universitetit Bujqësor të Tiranës me Universitetin BOKU të Vjenës është në fazë intensive.

Kështu u shpreh rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës Fatbardh Sallaku, i pranishëm sot në episodin e pestë të podkastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, ku të ftuar ishin edhe profesor Hubert Hasenauer, ish-rektor i Universitetit BOKU (Vjenë) dhe një studente masteri pranë këtij universiteti.

Sallaku, u shpreh se bashkëpunimi me profesor Hubert Hasenauer, ish-rektor i Universitetit BOKU të Vjenës, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që UBT ka me kët universitet, i ka kaluar pritshmëritë në nivelin e ekspertizës.

“Çdo eksperiencë e huaj qëndron në statusin e asistensës, por me ekipin e profesorëve të Universitetit BOKU, po avancojmë në bashkëpunim më të thelluar të njohurive dhe shkëmbimit të eksperiencave që synon të fuqizojë arsimin dhe kërkimin shkencor në bujqësi”, tha Sallaku.

Sallaku theksoi se, “konkretisht, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit me UBT, por falë lobimit të profesor Hubert Hasenauer, sot Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, që ka një rëndësi shumë të madhe për sigurinë ushqimore, është përfshirë në procesin e bashkëpunimit me fakultetin më të mirë në botë, që është ai i Vjenës. Ky bashkëpunim do të vazhdojë deri në ristrukturimin e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare në UBT sipas modelit banshkëkohor”.

Sipas rektorit, qasja që sjell ky bashkëpunim është ndër të parat që po përcakton kompentencat e UBT me kontribut të qenësishëm në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Ai tha se, shkenca e agronomisë, zooteknikës, peshkimit, janë sektorë bazikë për ekonominë e vendit dhe ne kemi përgjegjësinë që këto kompetenca profesionale t’i konsolidojmë dhe t’i çojmë përpara të konsoliduara sipas standardeve ndërkombëtare dhe mbi baza shkencore që i shërbejnë zhvillimit rural të vendit.

Sallaku tha se në këtë shtator, në vitin e ri akademik, do të ketë një ofertë të re akademike.

“Branda muajit prill do të organizojmë një konferencë ku do të lancojmë të gjitha çfarë kemi bërë dhe ku duam të arrijmë. Bashkëpunimi me Universitetin BOKU do të shërbejë si një eksperincë pilot edhe për universitetet e tjera, pasi metodologjia që po ndjekim po shërben realisht për ngritjen në një nivel të ri të arsimit dhe kërkimit shkencor në UBT. Debati ka qënë nëse duhet të fillojmë reformën me ofertën akademike, apo duhet të fillojmë me kërkimin shkencor, dhe ne këtë po bëjmë. Pasi nuk mund të bëjmë kërkim shkencor nëse jemi totalisht të fokusur tek mësimi. Ne kemi nisur të punojmë me shkollat e mesme që janë të lidhura me UBT, dhe po i instruktojmë të jenë në një linjë të rritjes dhe interesit për konsolidimin e arsimit në këtë fushë. Oferta akademike që do të lancojmë në shtator do të tërheqë gjimanazistët, pasi të rinjtë kërkojnë lëvizshmëri dhe shkëmbim eksperiencash mes universiteteve nga vende të ndryshme. Faktikisht, ne nuk e kemi arritur këtë mobilitet mes fakulteteve tona, pasi një student që mbaron për inxhinieri pyjesh nuk mund të bëj master në ekonomi, sepse nuk ka njohuritë e duhura. Ndaj, modeli që po ofrojmë tani falë bashkëpunimit me BOKU, dhe është përfshirë edhe për bachelor-in, përgatit studentët që të jenë të aftë për të bërë master edhe në degë të tjera, pavarësht nivelit bachelor që ka kryer. Kjo është qasja që po bën BOKU dhe kemi marrë modelin e suksesshëm të tyre në këtë drejtim. Ne kemi 25 bachelor me 5 mijë studentë, Universiteti BOKU me 10 mijë studentë ka 7 bachelor. Ne nuk po mbyllim programet por po i riorganizojmë”, tha ai.

Sallaku theksoi se gjatë këtij procesi riorganizimi po ruhet tradita, pasuria kombëtare dhe po shtohet nevoja për atë që kërkon tregu, dhe kjo është oferta që UBT do të paraqesë.

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›