Bashkëpuntori i Zvonko Veselinoviqit, në krye të Policisë në veri

Zvonko Veselinoviq nuk do të kishte namin që ka pa ndihmen e Nenad Gjuriqit. Së bashku me ish- kolegun Milia Miloosheviq konsiderohen bashkëpunëtorët më të ngushtë të kontrabandistit nga Mitrovica.
Veselinoviq po gjykohet në Beograd, e Prishtina Nenad Gjuriqin pos që e ka rikthyer në punë, e ka avancuar në pozitën e drejtorit rajonal.
Pas dy vjetësh largimi nga Policia e Kosovës për shkak të thyerjes së zinxhirit komandues, moszbatim urdhrash dhe përfshirje në krim, Nenad Gjuriq tash është emëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në pozitën e ushtruesit të detyrës për Drejtorinë Rajonale të Policisë në veri.
Gjuriq, ish komandant i Stacionit Policor në Zveçan, do të ketë për detyre funksionalizimin e Drejtorisë së Policisë së Kosovës në atë pjesë, që prej një dekade ka pasur probleme operimi.
“Koha Ditore”, ka një dosje të inteligjencës së EULEX-it dhe Njësisë për hetimin e krimit të organizuar e Policisë së Bashkimit Evropian, një pjesë e së cilës dokumenton përfshirjen në krim të organizuar dhe mosbindje ndaj autoriteteve të Prishtinës. Përmendet mundësimi i kontrabandës, pagesat për pushime, e darkat që Nenad GJuriq kishte pasur me Zvonko Veselinoviqin pas shërbimit që kishte kryer për grupin e tij kriminal./Indeksonline/