E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj: Me mua, vlerë të re qeverisëse

 Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij në zgjedhjet e ardhshme po afrohet me një alternativ të re qeverisëse ndryshe nga PDK-ja dhe LDK-ja. Ai ka thënë se shpreson se do ta marrin besimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme për të qeverisur me vendin.
Haradinaj ka thënë se dëshiron të mbahen në mend në politikë si lider i ruajtjes së vlerave.

“Nuk dua të mbahem mend në politikë si dikush që gjuan por dua të mbahem mend në politikë si dikush që i ruan njerëzit dhe vlerat”, ka thënë për “Epokën e re” Haradinaj.

Ai ka treguar se e ka përkrahur Hashim Thaçin në dialogun për veriun sepse ka qenë interes nacional i Kosovës. Haradinaj ka thënë se suksesi i këtij procesi nuk do t’i mbetet as Thaçit e as Haradinajt, por Kosovës.

Haradinaj ka thënë se është i pajtimit që zgjedhjet lokale të mbahen më 3 nëntor.

Haradinaj ka folur edhe për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Ai ka thënë se dëshira e tij ka qenë që të fitojë Berisha. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›