E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnistri për 69 vepra, me të cilat serbët mbajtën veriun

Bazuar në Ligjin e miratuar në Qeveri, një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta, amnistia do të përfshijë edhe veprën penale të kryengritjes së armatosur, e dënueshme me jo më pak se 10 vjet; rrezikimin e tërësisë territoriale të Republikës, e dënueshme me jo më pak se 5 vjet burim; rrezikimin e rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike, e dënuseshme me jo më pak se 3 vjet; spiunazhin, vepër e dënueshme nga 5 deri në burgim të përjetshëm; por edhe të bashkimit për veprimtari kundërkushtetuese, e dënueshme deri në 5 vjet.


Gjyqtari i EULEX-ir, Fernando de Mongeit, katër vjet më parë ia pati kumtuar Albin Kurtit një dënim për veprën penale “pjesëmarrje në një grup që pengon personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”. 9 muaj burgim ishte dënimi, e 10 paraburgim i kishte vuajtur.

Kurti, si lider i VV, ishte ndjekur nga organet e rendit, ngaqë e kishin bërë përgjegjes për organizimin e protestës së 10 shkurtit 2007-s, në të cilën policia ndërkombëtare pati vrarë 2 protestues dhe rreth 100 u pati shkaktuar lëndime trupore.

Protesta bëhej për të kundërshtuar Pakoh e presidentit Martti Ahtisari. Dokumenti i ofronte pavarësi të mbikëqyrur Kosovës, por “Vetëvendosja: kundërshtonte pjesët e Pakos që garantonin kompetenca të zgjeruara për komunat me shumicë serbe,

Serbët e veriut i kanë shfrytëzuar deri tash të gjitha mjetet, përfshirë edhe reagimin e armatosur, për të mos lejuar implementimin e këtij dokumenti.

e, Kurti, është deputet prej tre vjetësh, dhe këtë javë do të ketë në tavolinë një projektligj që shpallë amnisti për të gjitha veprimet e organizuara të serbëve, me të cilat kanë kundërshtuar rendin kushtetues të Kosovës. Me të falen njerëzit e armatosur të organizuat në grupe, njerëzit që kanë djegur objektet e shtetit, uzurpatorët, kontrabanduesit e deri te mashtruesit për taksat doganore.

Në ligjin për aministinë ndodhen të listuara plot 69 vepra penale të evidentuara prej vitesh në kode penale të kohës. Të gjithë kryesve të veprave penale të listuara, e të cilat janë kryer para datës 20 qershor 2013, u jepet lirim i plorë nga ndjekja penale apo nga ekzekutimi i dënimit, thuhet në kapitullin e parë të ligjit, aprovimi i të cilit kërkon votën e së paku 80 prej 120 deputetëve./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›