E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëshortja: Marselino zhigolo?!

Marselino, djali 25-vjeçar nga Berati, dhe bashkëshorten e tij Liljana, janë prindër të një djali të vogël, dhe dëshira për të jetuar bashkë në vendlindje, bëri që Marselino të bëhet pjesë e reality show-t “Big Brother”.

Sivjet diskutimet më të mëdha lidhur me banorët, po bëhen rreth sekreteve të tyre. Marselino është ndër më të diskutuarit, dhe thuhet se ai fsheh faktin që dikur ka punuar zhigolo.

E pyetur nese bashkëshorti i saj më parë ka punuar si zhigolo, ajo ka thene:
"Po ky është një sekret, dhe si i tillë, unë nuk mund ta zbuloj."

Tutje Liljana ka thene se nuk e di se cili është sekreti që fsheh Marselino:
"Kur e kam pyetur se çfarë sekreti ka thënë për jetën e tij, ai më është përgjigjur që sekreti mbetet sekret."

Duke folur per mediat shqiptare, ajo ka shtuar: "Normalisht që e di çfarë jete ka bërë, por kjo nuk do të thotë
që duhet të jem unë ajo që i zbulon gjërat. Njerëzit mund të hamendësojnë sa të duan. Dikush mund të dalë e të thotë që di diçka mbi Marselinon, por nuk mund ta marrim për të mirëqenë atë që flitet." /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›