Bashkohen për fëmijët me autizëm

Genc Salihu, Rona Nishliu e Gipsy Groove, do të bashkohen sonte, në mbrëmjen humanitare për mbledhje të fondeve për organizatën "Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë".
Në këtë mbrëmje, që do të mbahet në një nga baret e Prishtinës, krahas dëgjimit të muzikës dhe ankandit me vepra artistike, synohet të mbështetet humanizmi, përkushtimi dhe vullnetarizmi i stafit të ANAK dhe artistëve të Kosovës, për të mundësuar shërbimet e nevojshme për fëmijët me autizëm. Ndryshe, pas publikimit të këngës ''Se vetëm zemra flet saktë", Rona kishte udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka bashkëpunuar me Berman Brothers. /Indeksonline/