Bashkëshortja e Kerryt në gjendje kritike
Shtrohet në spital në gjendje kritike për jetën bashkëshortja e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry.
Departamenti i Shtetit ka bërë të ditur se Teresa Heinz Kerry, 74 vjeçe, është transferuar në një spital të Bostonit të dielën ndërsa ende nuk jepen detaje për natyrën e sëmundjes.
Gjendja e saj është përshkruar si kritike, por mjekët kanë arritur ta stabilizojnë.
Heinz Kerry është martuar me John Kerryn në vitin 1995 dhe është e njohur për punën e saj filantropike.