E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasmussen:Nuk kam dëgjuar që Prishtina e do FSK-në ushtri

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen e ka vlerësuar situatën në Kosovë si të përmisuar edhe pse thotë se ka ende shumë punë për tu bërë.

Në një intervistë për Kohën Ditore, Rasmussen thekson që për momentin NATO-ja nuk do të zvogëlojë numrin e ushtarëve të saj në Kosovë në misionin e KFOR-it.

Shefi i NATO-s flet edhe për rëndësinë që ka marrëveshja politike e arritur në Bruksel për përparimin e mëtejshëm në Kosovë.

I pyetur në lidhje me deklaratat e zyrtarëve të Kosovës se FSK-ja do të bëhet ushtri e Kosovës,  ai ka theksuar se nuk ka dëgjuar deklarata të tilla.

Para së gjithash, më lejoni të nënvizoj se nuk kam dëgjuar deklarata nga autoritetet e Prishtinës të cilat japin indikacione se Forca e Sigurisë së Kosovës do të shndërrohej në ushtri. Unë do të prisja që kjo Forcë kosovare e sigurisë të vazhdojë të punojë sipas mandatit të saj të tanishëm, të mbrojë popullsinë civile, të marrë pjesë në ndërhyrje në rastet e katastrofave dhe në këtë aspekt FSK-ja ka ndëtuar kapacitete të vërteta dhe ka arritur progres, ka thënë Rasmussen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›