Bashkeshortja e Woods puneson avokat divorcesh

Bashkeshortja e golfistit me te famshem ne bote, Tiger Woods, Elin Nordegren duket se e ka marre vendimin per divorcin perfundimtar pasi ka punesuar nje avokat te specializuar, per te mesuar shumen qe i takon nga ndarja.
Gruaja e tradhetuar nga kampioni i golfit mendohet te fitoje rreth 300 milione dollare nga divorci. Ajo ka punesuar avokatin e njohur te divorceve Sorrell Trope, i cili ka kuruar edhe ceshtjet e Nicole Kidman, Nicolas Cage e Britney Spears. Lajmin e ben te ditur faqja online e tabloidit “Sunday Mirror”. Woods nuk eshte pare me ne publik qe prej dates 27 nentor. Qe prej asaj dite ai mendohet se streohet tek nje prej ish te dashurat.