E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëshortja e koreografit: Agroni po vdiste në spitalin e shtetit

Share

Të gjithëve na ka rënë rasti të shikojmë se në çgjendje të mjeruar janë spitalet shtetërore në Shqipëri. Natyrisht e kemi dëgjuar edhe shprehjen se këtu spitali të sëmur më shumë. Por rasti i aksidentit të koreografit të njohur, Agron Aliaj, na e sjell të gjithëve këtë realitet që nuk ndryshon edhe kur shteti gjoja lëviz për të bërë më të mirën për një personazh të njohur të artit e kulturës.

Gruaja e Aliajt, Valdetja, rrëfen se si shoqi do kishte vdekur në spitalin e shtetit. Për fat ata e kanë transferuar në një spital privat, ku Aliaj po kurohet me ndihmën e një biznesmeni, mik të familjes. Te spitali Ushtarak na lanë në një dhomë të errët, të pisët. Infermieret nuk dukeshin asnjëherë. Madje edhe diabetin ia matja vetë, edhe insulinën ia bëja vetë.. Nga urgjenca na futën gjasme në një dhomë që kishte emrin dhoma e VIP-ave, por nuk kish asgjë të tillë. Ne kërkuam për gjithë atë kohë që qëndruam atje një krevat që të ngrihej dhe të ulej. Na e premtuan, por nuk na e sollëm. Madje atë natë që ndodhi aksidenti, shyqyr që mu ndodhën lekë. Sa kishim marrë pensionin dhe i mora me vete dhe me lekët i mi i bëra skanerin, rezonancën se spitali nuk kish asgjë…Shyqyr që mu ndodhën madje këto lekë se ku do i gjeja. Pra me pak fjalë ishin njerëz të papërgjegjshëm, ndaj ne nuk kishim se çfarë të prisnim më, thotë Valdetja për Shqiptarja.com.

E pyetur për faktin se mjekët e spitalit shtetëror i kishin thënë të mos e lëviznin Aliajn, ajo thotë: Cilët specialistë? Ata që na lejuan ta lëviznim nga spitali Ushtarak e ta çonim te Neurokirurgjia. Nëse është kështu pese e lejuan atëherë këtë gjë? Madje e çuan te spitali me një barelë mizerje ku Agroni nuk kishte ku të rrinte në autoambulancë… pa pike kujdesi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›