E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha firmos largimin e kreut të ALUIZNI-t. Memia: Ika vetë. Kollozi në vend të tij

Share

Kryeministri Sali Berisha ka firmosur emërimin e ish- deputetit demokrat, Ardian Kollozi, në krye të agjencisë së legalizimit. Nga kjo detyrë është larguar Shaban Memia, i cili në një intervistë për GSH thotë se ka kërkuar dorëheqjen pranë Berishës para katër muajsh, por vetëm se fundmi është firmosur nga kryeministri.

E vërteta është se nuk jam shkarkuar, por jam dorëhequr nga detyra që kam pasur, tha Memia. Ai deklaroi se gazetarët e dinë arsyen e largimit.

Bëhet fjalë për një konflikt që pati ai me ish- vartësin Ferdinand Shehu, që drejtonte degën e ALUIZNI-t në Tiranë. Memia e largoi nga puna, por Berisha e riktheu të nesërmen në punë. Megjithatë pas pak ditësh edhe Berisha e largoi Shehun.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›