E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëshortja e liderit të pezulluar kinez akuzohet për vrasje

Vendimi i të martës për të përjashtuar kreun e partisë Bo Xila-in nga Chongqingu, si nga Byroja Politike ashtu edhe nga Komiteti Qendror dhe për të futur bashkëshorten e tij, Gu Kailain, si një të dyshuar për vrasjen e britanikut ka gjasa të ndryshojë shumë gjera në garën për lidershipin e ri të vendit.

“Comrade Bo Xilai dyshohet se është përfshirë në shkelje të rënda disiplinore”, tha agjencia e lajmeve duke cituar vendim e lidershipit të partisë.

“Policia ngriti një grup hetimi për çështjen e vrasjes së biznesmenit me kombësi britanike”, tha “Xinhua”.

Bo ishte pezulluar në mars nga roli i tij në Chongqing, ndërsa përjashtimi i tij nga Komiteti Qendror i jep fund karrierës politike të një prej politikanëve me kontraversial të vendit komunist./Start/F. P/

                                                                                             2012-04-11 08:40
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›