Ekstradohen dy shtetas nga Greqia dhe Italia

Orët e vona të pasdites së shkuar u ekstradua fillimisht shtetasi Lulzim Turullai, 23-vjeç, lindur në Durrës.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Durrës, me një vendim të vitit 2010, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me 3 vjet e 4 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
Shtetasi Turullai është deklaruar fajtor, pasi më datën 25.01.2010, gjatë kontrollit te mjetit që përdorej prej tij, tip Volkswagen Polo, është gjetur nga efektivët e policisë një sasi lënde narkotike. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, në datën 22.11.2011, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Gjithashtu, Interpoli ekstradoi nga Roma shtetasin Luan Kola, 39-vjeç, lindur në Mirditë.
Gjykata e Apelit Tiranë, më datë 08.05.2005, e ka dënuar shtetasin Kola, me 5 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit, të mbetur në tentativë”. Shtetasi Luan Kola gjatë viteve 2000 - 2001, në Kurbin, ka mashtruar një shtetase, të cilën më pas e ka detyruar të ushtrojë prostitucion në rrugët e Italisë për qëllime fitimi. Ky shtetas u arrestua nga Interpol Roma më datë 15.07.2007.
Në aeroportin e Rinasit, këta dy shtetas iu dorëzuan përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./Start/
2012-04-11 08:49