E Shtunë, 31 Tetor 2026

PAVARESIA, ne pergatitjet e fundit

"Autoritetet kosovare jane ne perfundim te pergatitjeve per shpalljen e pavaresise". Lajmin e mire e dha dje pas vizites ne Kosove, ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha. Njekohesisht me te, Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, beri te ditur dje per publikun se po zhvillohen konsultat e fundit per shpalljen e pavaresise. "Jemi ne konsultat e fundit, qe po i zhvillojme me partneret tane. Periudha eshte e specifikuar, e qartesuar krejt, tani presim vetem edhe publikimin e dates", deklaroi Thaci, duke shtuar se "Kosova eshte gati qe sot" dhe se "te gjitha pergatitjet qe i jane dashur, i ka kryer".
Duke informuar mbi viziten e tij te djeshme ne Kosove, ministri Basha vuri ne dukje se "qellimi i kesaj vizite ishte vendosja e kontakteve me autoritetet e Kosoves dhe bashkerendimi i metejshem i te gjithe veprimtarise mes Tiranes dhe Prishtines, sigurisht ne sinergji te plote me Uashingtonin dhe Brukselin". "Pata mesazhe te Kryeministrit Berisha per Kryeministrin Thaci, Presidentin Sejdiu, Kryetarin e Kuvendit, Jakupi, si dhe shkembyem informacionet e fundit mbi takimet e bera nga te dyja qeverite dhe perfaqesuesit e tyre. Vura re nje shkalle pergatitjeje te larte, ndaj mendoj se autoritetet e Kosoves kane perfunduar tashme pergatitjet e nevojshme, ose jane ne perfundim te pergatitjeve per shpalljen e pavaresise", deklaroi ministri. Ai siguroi se "momenti i shpalljes se pavaresise, per interesin e madh mediatik qe gjeneron dhe per vlerat historike qe ka, eshte koordinuar plotesisht me Uashingtonin dhe Brukselin".
"Pergatitjet kane te bejne me Kushtetuten, simbolet, flamurin dhe te tjera hapa, por edhe me perpjekjet e vazhdueshme dhe te suksesshme te lidershipit kosovar ne raport me gjithe qytetaret e Kosoves dhe ne vecanti me minoritetet, per t'i siguruar te gjithe ata qe i thone Kosoves shtepi, se Kosova e pavarur do te jete nje vend me shanse te barabarta dhe me mundesi prosperiteti te rritur per gjithe qytetaret e saj", detajoi ministri. Ai siguroi se Shqiperia do te gjendet prane Kosoves, sic u gjet deri tani ne cdo moment, pavaresisht prej sfidave qe ajo do te perballoje. "Gjithe kapacitetet tona do te jene aty per te perballuar keto momente te vecanta dhe historike", konfirmoi ministri Basha.
Ed.Ku
"Gati Himni, i pranueshem nga te gjithe"
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, konfirmoi dje se projekti i Deklarates se Pavaresise eshte ne perfundim e siper. Ai pohoi se Himni i Kosoves eshte gati dhe se do te jete i pranueshem nga te gjithe. "Do te jete nje himn, i cili i takon me teper jurise profesionale te vendose, sesa politikes", shtoi Thaci. Duke iu pergjigjur interesimit se kur pritet publikimi i simboleve shteterore te Kosoves, flamurit dhe stemes, Thaci kerkoi qe "t'i jepet hapesire jurise", duke shtuar se "kemi arritur ne pese propozimet e fundit me te mira".
Nje numer i madh gazetaresh po ndjekin takimet e drejtuesve te institucioneve dhe politikes ne Kosove, qe po mbahen me dyer te mbyllura. Ekipet e mediave nga e gjithe bota kane ardhur ne Prishtine dhe po ndjekin zhvillimet nga ora ne ore. Ato duken si nje paralajmerim se dita e vendimit per pavaresine e Kosoves eshte afer.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›