E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, 5 vjet pa taksa nese puneson mbi 50 te rinj

Punesimi do te vazhdoje te jete prioritet i punes se kryetarit te Bashkise se Tiranes Lulzim Basha. Per kete qellim Bashkia e Tiranes do te heqe taksat per 5 vitet e para per cdo biznes qe puneson mbi 50 te rinj. Deklarata eshte bere dje nga vete kryebashkiaku Basha i cili vizitoi nje kompani italiane telemarketingu e cila ka investuar ne Tirane, fale klimes miqesore me biznesin. Pikerisht lehtesirat e ofruara si nga qeveria ashtu dhe nga Bashkia dhe klima miqesore ndaj biznesit beri qe ne muajin tetor te vitit 2012, kjo kompani te hape filialin e saj ne Shqiperi dhe te punesoje deri tani 250 te rinj me paga mesatare rreth 50 mije leke ne muaj.

Kryebashkiaku Basha i cili ne programin e tij ka si prioritet absolut zhvillimin ekonomik dhe punesimin ka garantuar per angazhimin e tij, per te vijuar edhe me tej me krijimin e lehtesirave dhe kushteve sa me te mira per biznesin. “Bashkia e Tiranes do vazhdoje t’ju mbeshtese edhe nepermjet ketyre masave, sic eshte heqja e taksave per kedo qe puneson mbi 50 punonjes per 5 vjet, por edhe permes masave te tjera te cilat do te mundesojne qe ne jo vetem te mos prekemi nga kriza, por mundesisht te perfitojme nga kriza”, - u shpreh kryebashkiaku Basha. Taksat e larta dhe kriza qe ka perfshire shume vende te BE-se ka bere qe shume kompani te shfrytezojne mundesite qe ofron Shqiperia, permes taksave te uleta dhe punonjesve te kualifikuar. “Ky eshte nje oportunitet te cilin Bashkia e Tiranes dhe une personalisht, jemi te vendosur ta “vjelim”, ne te mire te qytetareve te Tiranes, duke punesuar me shume qytetare, duke u dhene me shume shanse te rinjve per te pasur te ardhura shtese edhe gjate kohes se studimeve por edhe te kene eksperiencen shtese te “call center” e cila eshte nje eksperience shume e mire per te rritur mjeshterite ne komunikim dhe per te rritur aftesite e tyre ne perballjen me tregun”,- eshte shprehur Basha.

Premtimi

“Bashkia e Tiranes do vazhdoje t’ju mbeshtese edhe nepermjet ketyre masave, sic eshte heqja e taksave per kedo qe puneson mbi 50 punonjes per 5 vjet, por edhe permes masave te tjera, te cilat do te mundesojne qe ne jo vetem te mos prekemi nga kriza, por mundesisht te perfitojme nga kriza”, - u shpreh kryebashkiaku Basha. Taksat e larta dhe kriza qe ka perfshire shume vende te BE-se ka bere qe shume kompani te shfrytezojne mundesite qe ofron Shqiperia, permes taksave te uleta dhe punonjesve te kualifikuar.

“Tirana, qytet konkurrues per klimen e biznesit”

Kryetari i Bashkise u beri thirrje edhe kompanive te tjera te huaja qe te vijne dhe te investojne ne Tirane, pasi qyteti eshte me konkurrues per klimen miqesore ndaj biznesit. “Ju siguroj per mbeshtetjen time te plote qe ju te rriteni e konsolidoheni, sikunder u bej thirrje investitoreve te tjere te kthejne syte nga ky model, sepse Tirana ka vetem nje synim, te jete qyteti me konkurrues per klimen e biznesit ne Ballkan sot dhe neser ne Evrope”, - theksoi kreu i Bashkise, Lulzim Basha. Edhe administratori i kesaj kompanie tha se deri ne fund te vitit, do te punesojne dhe 200 te rinj te tjere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›