1 korriku, nis me rritje te re pagash e pensionesh 1%-5% Eglantina Nasi
Muaji korrik i ketij viti, per te gjithe kategorine e buxhetoreve por edhe pensionistet, do te nise me nje rritje te re te pagave dhe pensioneve te tyre aktuale. Dhe kjo, ne zbatim te programit buxhetor per vitin 2013, i cili ka parashikuar qe gjate fazes se hartimit te tij, se ne mesin e tij, do te niste aplikimi i nje rritje te re per pagat dhe pensionet ne rang vendi. Tashme, ky projekt duket se do te behet shume shpejt realitet, teksa ekspertet e Ministrise se Financave e kane gati draftin perkates, ku eshte percaktuar rritja konkrete sipas sektoreve dhe kategorive. Duke saktesuar, se kufijte e implementimit te kesaj rritje, do te jene perkatesisht ne nivelet nga 1% deri ne 5%. Ndersa efekti financiar i parashikuar qe kjo mase te shkaktoje ne buxhetin e vitit 2013, do te jete perkatesisht me vleren monetare prej 1 miliarde lekesh per zerin "politika te reja pagash" dhe 1.5 miliarde leke, per zerin “politika te reja pensionesh”. Duke kapur ne total nje shifer prej 2.5 miliarde lekesh, e perllogaritur qe ne fillim te vitit, kur u zyrtarizua dokumenti i buxhetit 2013. Duke kaluar me tej ne detaje, ekspertet e ministrise se Financave, kane perllogaritur saktesisht qe pagat e larta aktuale te kategorise se buxhetoreve, te rriten vetem me nivelin prej 1%, ndersa pagat e uleta me 5%. Duke bere keshtu, qe pas kesaj mase, paga minimale nga niveli i saj ekzistues prej 21 mije lekesh, te arrije ne 22 mije leke. Kurse paga mesatare, e cila aktualisht ka nje nivel prej 51.3 mije lekesh, mesohet se do te arrije ne nje nivel te ri prej 52.8 mije lekesh, pas nje rritje perkatesisht ne nivelin prej 3% te saj. Ndersa sektori i arsimit dhe ai i shendetesise priten qe te kene edhe rritjen me te madhe te pages se punonjesve te tyre. Nga ana tjeter, sa i perket rritjes se niveleve te pensioneve, te dhenat e Ministrise se Financave tregojne se ato te fshatit, do te perfitojne edhe rritjen me te madhe te tyre. Por kjo nuk do te thote aspak se ato te qytetit, nuk do perfitojne gjithashtu rritje te tyre. Konkretisht, drafti i lartpermendur ka parashikuar te jene rreth 571 mije pensioniste ne rang vendi, te cilet do te perfitojne nga rritja e pensioneve ne masen 3-5 % nga data 1 korrik 2013 e tutje.
PAGAT
LLOJI ISHTE BEHET
Paga minimale 21.000 leke 22 .000 leke
Paga mesatare 51.300 leke 52. 800 leke
Arsimi i mesem 59.400 leke 61.200 leke
Arsimi 9-vjecar 56.700 leke 58.400 leke
Mjeket (mesatare) 55.700 leke 57.900 leke
Infermieret (mes.) 36.700 leke 38.100 leke
PENSIONET
LLOJI ISHTE BEHET
Ne qytet 13.712 leke 14.100 leke
Ne fshat 8.873 leke 9.130 leke
PAGAT
LLOJI ISHTE BEHET
Paga minimale 21.000 leke 22 .000 leke
Paga mesatare 51.300 leke 52. 800 leke
Arsimi i mesem 59.400 leke 61.200 leke
Arsimi 9-vjecar 56.700 leke 58.400 leke
Mjeket (mesatare) 55.700 leke 57.900 leke
Infermieret (mes.) 36.700 leke 38.100 leke
PENSIONET
LLOJI ISHTE BEHET
Ne qytet 13.712 leke 14.100 leke
Ne fshat 8.873 leke 9.130 leke