PS kerkese Prokurorise: Task Force per veprat penale ne zgjedhje Nga Qamil Xhani
Partia Socialiste ka kerkuar dje nga Prokuroria e Pergjithshme ngritjen e nje Task Force qe te merren vetem me hetimin e veprave penale gjate zgjedhjeve. Kerkesa i eshte bere zyrtarisht Prokurorit te Pergjithshem, Adriatik Llalla nga kreu i PS-se, Edi Rama. Rama shprehet se veprimtaria e kesaj strukture te organit te akuzes do te jene denoncimet qe behen publike ne media dhe rrejte sociale per presione per voten dhe pjesemarrje ne aktivitetet politike te administrates. “Fakte te tilla si presion individual apo familjar per devijimin e votes, detyrim per te marre pjese ne aktivitete politike, te studenteve te sistemit parauniversitar, nepunesve te administrates publike apo dhenie e marrje premtimi per tregtimin e votes, perbejne jo vetem nje shqetesim serioz per cenimin e garimit te ndershem, por perbejne vepra penale te cilat duhet te evidentohen dhe ndeshkohen nga ana juaj”,- thuhet ne kerkesen e Rames per Llallen. Ai shton se keto denoncime jane pasqyruar perdite ne median e shkruar, elektronike dhe ate sociale, me fakte konkrete dhe emra konkrete. Rama shprehet se nje jave nga nisja e fushates, ka pasur mjaft vepra te karakterit penal per te cilat duhet te merren masa. “Ka me shume se nje jave qe ka filluar fushata zgjedhore dhe qe ne fillim te kesaj periudhe jane hasur problematika te karakterit penal, te parashikuara keto edhe ne ndryshimet e fundit te bera ne Kodin Penal. PS po konstaton gjithmone e me shpesh problematika qe po pengojne ushtrimin lirisht te te drejtave kushtetuese te shtetasve dhe subjektet zgjedhore qe garojne ne kete proces zgjedhor dhe po perpiqet ti dokumentoje ato”,- shprehet kreu i PS-se. Kerkesen e tij, Rama e mbyll me shprehjen se vendimi i Prokurorise nuk do te jete i ndikuar nga aktore dhe faktore politike. “Shpreh besimin dhe bindjen time te plote, se kerkesa qe po ju paraqes do te vleresohet prej jush me rendesine dhe emergjencen, qe ajo ka dhe do te kete si pergjigje realizimin e nje pune serioze, krejtesisht te pavarur nga aktoret dhe faktoret politike, sikurse jeni zotuar per te bere dhe sikurse une personalisht dhe te gjithe shqiptaret kemi shpresen, qe do te arrini te permbushni”,- shprehet kreu i PS-se. Rama shton se ngritja e Task Forces kishte si baze ligjore Kodin Penal dhe Kodin Zgjedhor, ne te cilat jane percaktuar masat per cdo shkelje gjate zgjedhjeve. “Bazuar ne kompetencat tuaja kushtetuese dhe ligjore, ju drejtohem me kerkesen per ndermarrjen e masave organizative, per krijimin e nje Task Force, qe te kete si objekt te sajin te vetem hetimin e veprave penale ne fushen e zgjedhjeve, te parashikuara nga Kodi Zgjedhor dhe Kodi Penal, duke pasur ne vemendje situaten e ngarkuar, ne cdo aspekt te sajin, qe eshte krijuar tashme dhe pritet te theksohet me tej gjate diteve ne vijim, per periudhen e fushates zgjedhore”,- shprehet kreu i PS-se, ne kerkesen drejtuar Kryeprokurorit, Llalla.
PS, padi per perdorimin e administrates
Ndersa kreu i PS-se ka kerkuar krijimin e nje Task Force per hetimin e veprave penale, zyrtare te opozites kane bere denoncime konkrete ne Prokurori per ato qe i cilesojne si abuzime me administraten. Nensekretari i Partise Socialiste per zgjedhjet, Bledi Cuci, i cili beri kallezimet ne Prokurori tha se Kodi Penal parashikon 8 vepra penale qe lidhen me zgjedhjet. “Sot kallezimet kishin te benin me kercenimet apo shtrengimet, apo detyrimet qe zyrtare te ndryshem te shtetit kane ushtruar ndaj vartesve te tyre per pjesemarrje ne fushaten zgjedhore. Gjithashtu me detyrimin per te nxjerre nxenesit e shkollave ne mitingjet elektorale. Do te nxirren para pergjegjesise penale te gjithe ata persona qe do te perpiqen te cenojne kodin zgjedhor”,- deklaroi Bledar Cuci.