E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia Abonete ti zgjidhe qeveria

Pezullimi i aboneve dhe mosnjohja e dokumentave te personave me aftesi te kufizuar qe duhet te perfitojne udhetim falas ka sjelle dhe reagimin e bashkise se Tiranes. Drejtori i Tranportit ne kete institucion shprehet se qytetaret nuk duhet te penalizohen nga ky vendim i operatoreve te transportit nderkohe qe ju eshte drejtuar dy ministrive asaj te Finacave dhe te Transportit qe te zgjidhin kerkesat ekonomike qe kerkojne drejtuesit e shoqates se transportit urban.

Eumlshte e nevojshme venia ne funksionim e disa ndryshimeve ligjore dhe vendimeve ekzistuese te Keshillit te Ministrave ne fuqi. Ne kete kuader bashkia e Tiranes kerkon nga ministria e Financave dhe ajo e Puneve Publike dhe e Transportit qe te reagojne ndaj kerkesave e operatoreve te transportit public lidhur kjo me lehtesirat fiskale qe nevojiten ne funksion te permiresimit te sherbimit te transportit public ne Tirane. Nga ana tjeter bashkia e Tiranes kerkon nga operatoret e sherbimit te transportit public qe te fillojne shperndarjen e kartelave te pajtimit abone dhe te mos pengojne kategorite qe perfitojne udhetime falas tha Enton Punavija drejtor i transportit ne bashkine e Tiranes.

Perfaqesuesit e bashkise kane theksuar se zgjidhja e kerkesave qe parashtrojne operatoret e transportit duhet te zgjidhen ne rruge insitucionale.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›