E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, Dhimitri: Basha gënjen për hipotekat

TIRANË- Mashtrim për interesa elektorale e ka quajtur Bashkia e Tiranës premtimin për hipotekimin e pallatevetë reja, bërë nga kandidati demokrat për bashkinë, Lulzim Basha. Reagimi ka ardhur sot nga nënkryetarja e bashkisë, Albana Dhimitri gjatë një deklarate për mediat.

Sipas saj, gjithcka e premtuar është gënjeshtër, pasi ishte vetë Basha që në vitin 2006 ndryshoi ligjin për hipotekat

“Fushata elektorale nuk i shpëtoi politikës së baltës. Votat nuk merren me gënjeshtra dhe dështime të së kaluarës. Basha gënjen dhe mashtron për hipotekat e pallateve, pasi është vetë ai që në vitin 2006 ndryshoi ligjin për hipotekat”, tha ajo.

Dhimitri theksoi se përkundër gjithë asaj që premtohet, qeveria dhe ish-ministri mbajnë peng qytetarët e Tiranës, ndërsa bëri me dije se dokumentacioni i është dërguar ALUIZNI-t që në vitin 2008.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›