E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Çështja e pronës sdo nëpërkëmbet

Partia Republikane mbështeti dje në Krujë kandidatin për kryetar bashkie të koalicionit Aleanca për qytetarin. Kreu i kësaj partie, Fatmir Mediu, u bëri thirrje qytetarëve që më 8 maj të votojnë për këshilltarët bashkiakë të PR-së, ndërsa vuri theksin te prona. Prona private është një e drejtë e pamohueshme. Ajo nuk mund të nëpërkëmbet nga asnjë autoritet shtetëror, qendror apo lokal. Askush nuk ka të drejtë të pronësojë dhe shpronësojë në kurriz të pronarit të ligjshëm, tha kryetari i PR-së, Mediu, duke shtuar se Bashkimi Europian e ka përcaktuar atë tashmë si një detyrim për shtetin shqiptar. Sipas tij, padrejtësitë vijnë nga ligjet dhe koncepti statist i kontrollit të shoqërisë, por ajo buron edhe te padrejtësitë atje, në nivel lokal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›