CEZ: Defekt në nënstacion, ja zonat pa energji në Tiranë dhe Durrës
Tiranë- Kompania CEZ Shpërndarje ka njoftuar për ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në Tiranë dhe qytetin e Durrësit.
Mësohet se për shkak të një defekti në nënstacion, pa energji elektrike janë antenat e televizioneve në Dajt, Vora, Kamza, Bathorja e Paskuqani. Energjia është ndërprerë edhe zonën përreth Kopshtit Botanik, tek Liqeni i Thatë, zonën e Misto Mames, dhe Unaza e Re.
Ndërkohë në Durrës, energjia është ndërprerë për shkak të një defekti të shkaktuar nga moti i keq. CEZ bën të ditur se pa energji janë Golemi, zona te Mali i Robit dhe Qerreti. Grupet e punës po punojnë për riparimin e defektit.