Pakti i prodhuesve rritet cmimi i bukes
TIRAN- Prodhuesit dhe tregtaret e bukes ne qytetin e Vlores jane mbledhur ne menyre sekrete duke fiksuar cmimin me te cilin do te tregtohet produkti me i konsumuar i tryezave shqiptare. Ne kete takim tregtaret kane marre nje vendim te perbashket per rritjen e cmimit te bukes duke e cuar ate ne 120 leke per buken 900 grame dhe 60 leke per ate 450 grame. Me pas vendimi per cmimin e ri eshte afishuar ne te gjithe dyqanet apo furrat e bukes. Kjo eshte zbuluar nga Autoriteti i Konkurrences pas denoncimeve te shumta te ardhura nga Vlora.
Autoriteti i Konkurrences ne menyre te menjehershme ka realizuar inspektime ne tregun e bukes ne Vlore ku u konstatua se rritja e cmimit te bukes ne kete qytet ka ardhur pas nje takimi te 42 prodhuesve dhe tregtuesve te bukes ne date 21.3.2011. Ne kete takim eshte rene dakord se qe nga data 23.03.2011 cmimi i bukes 900 grame do te jete 120 leke dhe cmimi i bukes 450 grame do te jete 60 leke.
Ky njoftim eshte afishuar ne te gjitha njesite tregtare dhe prodhuese te bukes dhe cmimi i fiksuar nga inspektimet paraprake rezulton se eshte zbatuar nga te gjithe pjesemarresit ne mbledhjen e dates sipas procesverbalit te administruar- theksoi Kryetarja e Autoritetit te Konkurrences Lindita Lati.
Pas keqyrjes se situates Komisioni i Konkurrences eshte mbledhur per te diskutuar mbi masat ndeshkuese ndaj ketij veprimi i denueshem te tregtareve te bukes. Paraprakisht komisioni u kerkoi tregtareve qe ti japin fund marreveshjes midis tyre per fiksimin e cmimeve te bukes deri ne perfundimin e hetimit te plote per kete ngjarje. Ne rast te mos marrjes se nje pergjigje pozitive nga tregtaret Konkurrenca paralajmeron per vendosje te gjobave ne nivelin e 10 per qind te xhiros vjetore.
Kjo eshte masa me e rende qe mund te marre Autoriteti i Konkurrences ne rastet kur verehet se tregtaret shkelin hapur kushtet e konkurrences ne treg duke fiksuar cmimet e produkteve qe ata tregtojne.
Kjo thirrje ndaj tregtareve te bukes vjen ne nje kohe kur Komisioni i Konkurrences eshte duke vijuar hetimet ne tregun e vajit vegjetal apo orizit te cilat gjithashtu dyshohet se funksionojne ne kushte monopoli apo marreveshje midis importuesve.