Te arrestuarit me precedente penale
Tirane-Dy jave pas protestave te perditshme te Partise Socialiste dhe mbeshtetesve te saj, ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", ku eshte instaluar edhe cadra e grevisteve te urise, si dhe te per bllokimin e rrugeve nacionale ne disa qarqe te vendit, ka reaguar zyrtarisht Ministria e Brendshme. Ne nje njoftim zyrtar te zedhenesit te saj Fatmir Konja, thuhet se "Ministria e Brendshme disponon tashme te dhena te sakta se kundershtimet me dhune te punonjesve te policise, gjate manifestimeve te paligjshme te Partise Socialiste, jane kryer dhe nxitur nga persona te evidentuar me precedente kriminale". Sipas kesaj ministrie, "ne radhet e personave te arrestuar, te ndaluar, te shoqeruar apo proceduar ne gjendje te lire, pas manifestimeve te paligjshme dhe pengimit te qarkullimit te mjeteve te transportit, te pakten 2 persona ne Tirane, 2 ne Durres, 4 ne Shkoder, 4 ne Gjirokaster dhe 2 persona ne Berat, figurojne te evidentuar me precedente kriminale". Ne deklaraten e dikasterit te rendit, zedhenesi theksoi se "perfshirja e personave me precedente kriminale ne manifestimet ne kundershtim me ligjin qe ka zhvilluar Partia Socialiste ne disa qarqe te vendit, perben nje rrezik serioz per rendin dhe sigurine publike". Nisur nga rastet me te fundit te bllokimit te disa akseve kryesore nacionale nga mbeshtetes te protestes se PS-se, Ministria e Brendshme shprehu shqetesimin per cenimin e rendit dhe sigurise dhe shkeljen flagrante te ligjit. Ne kete deklarate thuhet se "grumbullimet dhe manifestimet e paligjshme dhe pengimi i qarkullimit te mjeteve te transportit rrugor, te dyja vepra penale te parashikuara ne ligj, ne disa raste jane shoqeruar edhe nga kundershtime me dhune te punonjesve te policise". Nga ana tjeter, ne kete Ministria e Brendshme ka konstatuar se Partia Socialiste po angazhon ne manifestimet e saj te paligjshme edhe punonjesit, policet bashkiake dhe zyrtaret e administrates te njesive vendore qe ajo qeveris. Ne kete situate Ministria e Brendshme i ka bere thirrje Partise Socialiste te distancohet nga personat me precedente kriminale te angazhuar ne aksionet e saj politike, te mos keqperdore administraten vendore qe ka nen kontroll dhe te heqe dore nga veprimet dhe manifestimet qe cenojne rendin dhe ligjin. Njekohesisht ne kete deklarate, shprehet mbeshtetja e plote per punen dhe angazhimin e strukturave te Policise se Shtetit ne te gjithe vendin, te cilat sipas Ministrise se Brendshme, ne cdo rast kane qendruar ne lartesine e detyres, duke mbrojtur ligjin, e njeheresh duke respektuar maksimalisht te drejtat dhe lirite e qytetareve.