Bashkia: Kujdes nga sekserët e hipotekimit
Qytetarë shmangni abuzimet që ju bëhen për hipotekimin e banesave. Kjo është thirrja e bashkisë, si pasoje e rënies së gjurmëve ku qyetarë të ndryshëm mashtrojnë duke thëne se janë punonjës të bashkisë dhe kërkojnë para për të përshpejtuar fazat e hipotekimit. Raste të kësaj natyre mashtrimi janë bërë publike nga zëdhënësia e Bashkisë së Tiranës Anila Bisha.
“Rastet e denoncuara vijnë nga njësia bashkiake numër 6 në kryeqytet, ku një zonjë e prezantuar si punonjëse e bashkisë ka kërkuar një pagesë prej 2 mijë lekësh për t’iu përshpejtuar procesin e hipotekimit. Bashkia e Tiranës, u bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtyre mashtrimeve, pasi ligji dhe vetem ligji do të jetë orientimi i vetëm i bashkisë së Tiranës në punen e saj, dhe jo sekseret”, tha ajo.
Sipas zëdhënëses së Bashkisë këto raste i janë dërguar policisë dhe prokurorisë për të marrë masat ndaj fenomenit të mashtrimit për marrjen e një tapie.