Martesë që prodhon para. Kim Kardashian divorcohet pas 72 ditësh
Share
Kaq ka zgjatur martesa e Kim Kardashian, e cila ka depozituar në gjykatë kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, ylli i NBA, Kris Humphries.
31 vjeçarja tha se nuk ishte një vendim i lehtë për të.
Mediat shkruajnë se i shoqi i saj ka mësuar vetëm disa orë përpara se ajo të depozitonte letrat për divorc.
Në të vërtetë, kjo martesë i ka sjellë fitime të mëdha çiftit. 18 milion dollarë kanë fituar ata për 72 ditë, pra 250 mijë dollarë çdo ditë nga marrëveshjet me revistat, mbulimi televiziv etj.
Për këtë arsye shumë njerëz komentojnë se martesa ishte një manovër cinike për të fituar para.
