Është zyrtare: Obama nuk pi më duhan
Share

Disa herë është thënë se presidenti amerikan e ka lënë duhanin, por herë pas here ai gjente kohë të tymoste ndonjë cigare. Por dje doktori i tij ka deklaruar se Obama është i pastër nga duhani. Rezultatet e ekzaminimit mjekësor u publikuan nga Shtëpia e Bardhë, që deklaroi se presidenti është krenar që ka lënë duhanin. Edhe pse është një kohë krize, e mbushur me strese, presidenti ka hequr dorë nga një ngushëllim. Mendohet se forca kryesore që e ka nxitur e motivuar presidentin për të lënë duhanin ka qenë e shoqja, por nuk ngelen pas as fëmijët e tij.

Presidenti duke pire duhan perpara kasolles ne Kenia