Bashkia Lezhë shemb objekte pas largimit të 13 familjeve, ndërtimi i qendrës për moshën e tretë në horizont

Pas lirimit të ambienteve nga 13 familje që prej rreth 35 vitesh ishin vendosur në zonën pas Katedrales, Bashkia Lezhë ka vijuar aksionin për shembjen e objekteve ekzistuese.
Banorët janë larguar nga banesat në mirëkuptim të plotë me institucionin vendor, i cili u ka ofruar bonus qiraje si dhe përfshirje në programet e strehimit social.
Objektet e shembura rezultojnë të kenë qenë pronë shtetërore, të zëna ndër vite nga komuniteti rom dhe familje të ardhura nga zonat verilindore të vendit.
Në hapësirën e liruar parashikohet ndërtimi i një qendre për moshën e tretë, një investim që synon përmirësimin e shërbimeve sociale në qytetin e Lezhës.
/RTSH/