E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia Librazhd, konsultim publik për reformën territoriale

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Bashkia Librazhd ka nisur procesin e konsultimit publik për projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.

Kryetari i bashkisë Librazhd Mariglen Disha bëri të ditur sot se në kuadër të këtij procesi, gjatë ditëve në vijim do të zhvillohen takime konsultuese në secilën prej Njësive Administrative.

Sipas tij, qytetarët do të kenë mundësinë të njihen me përmbajtjen e projektligjit, si dhe të paraqesin mendimet, propozimet dhe sugjerimet e tyre lidhur me ndarjen administrativo-territoriale.

“Mendimet e komunitetit do të merren në konsideratë nga Bashkia Librazhd gjatë hartimit të qëndrimit përfundimtar për këtë proces”, tha Disha, ndërsa ftoi qytetarët të marrin pjesë në takimet që do të zhvillohen në Njësitë Administrative përkatëse.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›