Bashkia: Liqeni, me statusin e Parkut Natyror Rajonal

Bashkia e Tiranës po përgatit një project për të garantuar një mbrojtje ligjore për Parkun e Liqenit Artificial, duke i dhënë kësaj zone një status të ri.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës z Edmond Panariti mbajti sot një takim për këtë çështje me ekspertë të njohur të fushës dhe përfaqësues të pushtetit qendror. Në takim u ra dakort që Parkut të Liqenit ti jepet statusi i Parkut Natyror Rajonal, dhe për këtë u vendos që të nisin procedurat ligjore dhe administrative.
“Bashkia e Tiranës organizon sot këtë takim të zgjeruar konsultativ me grupet e interesit, për të garantuar mbrojtjen ligjore të Parkut të Liqenit Artificial dhe kjo bëhet nëpërmjet një statusi ligjor. Ky është edhe thelbi i diskutimit të këtij takimi. Jam shumë i lumtur që në këtë takim janë të gjithë përfaqësuesit e grupeve të interesit, duke filluar që nga përfaqësues të pushtetit qendror, organizatat ambientaliste dhe përfaqësues të nderuar nga bota universitare dhe akademike”, u shpreh gjatë takimit zëvendëskryetari i Bashkisë, z.Panariti.
Me dhënien e këtij statusi, përcaktohen më saktë sipërfaqja dhe mësat që do të merren për investimin dhe mirëmbajtjen e parkut. Statusi i ParkutRajonal, krijon bazat për ruajtjen e ekosistemit nga ndotjet dhe ndërhyrjet abusive si dhe ndihmon në zhvillimin e mëtejshëm të biodiversitetit në gjithë hapësirën. Ky propozim do t’I kalojë për miratim Këshillit Bashkiak të Tiranës.