Trotuaret, policia bashkiake aksion në rrugën "Qemal Stafa"
Ambulatorët e rrugës "Qemal Stafa" në zonën e quajtur "9 katshet" u detyruan të braktisin trotuaret. Aksioni i policisë bashkiake në këtë zonë nisi për tabelat dhe objektet e ngurta nga trotuarët duke i kthyer hapësirat boshe qytetarëve.
Për 1 muaj kur ka nisur ky askioni lirimi në këtë fazë të parë është bërë vetëm në Rrugën e Elbasanit dhe në këtë zonë. Por kreu i policisë Bashkiake Florenc Hoxha tha se do të vazhdohet me aksionin në të gjithë Tiranën.
Ndërsa karriget e tavolinat të lokaleve në zonën e "ish bllokut", ku ende nuk ka një aksion të tillë, Hoxha thotë edhe në këtë pjesë do të ndëryjë taksforca e bashkisë.
Ndërsa për ata pronarë që pas akionit rivendosin sërisht tabela, tavolina e karrige në rrugë do të kenë gjoba nga 5 deri në 30 mijë lekë.