Bashkia: Qeveria të japë llogari për 400 pallatet pa hipotekë
TIRANË- Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Albana Dhimitri, u prononcua sot për çështjen e hipotekave, duke akuzuar edhe njëherë qeverinë se ka lënë pa hipotekë 400 pallate në Tiranë leja e të cilave është depozituar te ALUIZNI.
Sipas saj, "ka 400 dosje me shkelje të lejes së ndërtimit të depozituara tek Aluizini, të depozituara që prej vitit 2008. Ndëkohë që sot Lulzim Basha apo Sali Berisha duhet tu japë shpjegim qytetetarëvëe të interesuar, pse Hipoteka nuk u jep tapinë e apartamenteve , sepse 2/3-at e këtyre dosjeve i kanë kaluar proceduart e ALUIZNI-t, por deri më sot hipoteka nuk ka kryer hipotekimin e tyre", tha Dhimitri.
Dhimitri u shpreh më tej se, hipoteka e varur nga qeveria kanë lënë të presin pa asnjë shkak qytetarët.
“Cfarë e ka penguar deri më sot hipotekën, e cila varet nga qeveria, korrupsioni apo vullneti i mbrapsht për të lënë qytetarët të presin pa asnjë shkak ligjor dhe pastaj duke i gënjyer sic po i gënjen përditë Lulzim Basha”, shtoi Dhimitri.
(m.a/BalkanWeb)