Ina Rama Prokuroria e angazhuar per zgjedhje te lira dhe me standarde
Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, zhvilloi sot një takim me drejtuesit e prokurorive të rretheve dhe të Apelit, ku në qendër ishin masat organizative që duhet të merren nga prokuroria dhe detyrat që i dalin asaj për përballimin me sukses të procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore të datës 8 Maj 2011.
Rama, në fjalën e saj, theksoi se është detyrë e organit të akuzës që të ushtrojë kompetencat e tij në funksion te garantimit të një procesi zgjedhor të lirë, transparent dhe demokratik.
“Prokuroria si një institucion i pavarur, duhet të kryejë me paanësi detyrën e saj kushtetuese, - u shpreh kryeprokurorja Ina Rama, - në të gjitha rastet e shkeljes së ligjit në nivelin e një vepre penale, të kryera qoftë nga zgjedhësit, apo nga anëtarë të organeve që janë të ngarkuara nga ligji me kryerjen e procesit zgjedhor, duhet të garantojë se do të bëjë proces hetimor profesional, të paanshëm dhe larg çdo ndikimi politik”.
Në vijim të takimit me drejtuesit e prokurorive, Ina Rama, vuri theksin në masat që duhen marrë në përballimin e kësaj situate në bashkëpunim me strukturat e policisë së shtetit dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit.
“Gadishmëria e çdo punonjësi, prokuror apo oficer i policisë gjyqësore për t’iu përgjigjur në kohë dhe në lartësinë e duhur çdo rasti që paraqitet, mbetet prioritet kryesor, - u shpreh Ina Rama, - por në përballimin me sukses të detyrave në këtë situatë merr rëndësi rritja e efikasitetit dhe profesionalizmit në hetimin e secilës çështje”.