E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, miraton ndryshimin për 5 qendra votimi

TIRANË- Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar ndryshimin e 5 qendrave të votimit në ambjente private në Kamëz vetëm me votat e antarëve të djathtë. 3 prej këtyre qendrave kishin të bënim me vendimin e Kolegjit Zgjedhor për rishikim të tyre ku kryetari i Bashkisë së Kamzës ka caktuar tre qendra të tjera për numërimin e votave, por përfaqësues të PS nuk kanë qenë dakort edhe me ambjentet e reja.

Ndërsa dy qendrat e tjera nga ambjente shtetërore u zhvendosën në ambjente private kjo me kërkesë të Komisionit Qendror Zgjedhor për shkak të kushteve jo të përshtatshme që paraqisnin këto qendra. Cilësia e bojës që do të përdoret në zgjedhjet vendore ka ngjallur debate në Komisionin Qendror Zgjedhor. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste Genc Gjoncaj deklaroi se mungesa e shpjegimeve në lidhje me bojën janë shenjë për të tentuar manipulimin e zgjedhjeve por kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor Arben Risani e ka kundërshuar duke deklaruar se përgjigjia e laboratorit tregon se boja i ploteson të gjitha kriteret e sigurisë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›