E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bashkia: Ramën e verboi xhelozia ndaj festimeve në Tiranë. Dalipin do e padisim për shpifje

Share

Zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha, iu përgjigj deklaratave të kreut të këshilltarëve socialistë se kjo është bërë Bashkia e Kunatit, duke thënë se ata janë xhelozuar nga festimet në Tiranë.

Bashkia e Tiranës falenderon qindra mijë qytetarë të Tiranës, Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë trojeve shqiptare, burra dhe gra, të rinj dhe të moshuar pa dallim bindjesh  politike që u bashkuan  në Tiranë për të festuar si kurrë më parë ditën më të rendësishme të historisë tonë kombëtare. Fatkeqësisht kjo frymë festë dhe bashkimi po përballet me avazin e vjetër të përçarjes dhe konfliktit politik qe Edi Rama i verbuar nga xhelozia  për atmosferën në Tiranë,  ju rikthye sërish dhe zhgënjyeshëm, tha Bisha.

Akuzat absurde dhe qesharake janë thjesht dhe vetëm shpifje  që u lëshuan si rrjedhojë e këtij mllefi. Edhe pse zoti Dalipi ishte vetëm zëdhënës i  xhelozisë dhe mllefit të zotit Rama, e informojmë se ndaj tij do të depozitojmë në Gjykatë një padi për shpifje. Sigurojmë qytetarët se këto akuza qesharake nuk do të pengojnë aspak përgatitjet tona për ti dhënë Tiranës një atmosferë të veçantë festive në këtë fundviti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›