E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edmond Haxhinasto, i shqetësuar për dhunën në Iran!

Share

Ministria e Jashtme ka reaguar me anë të një deklarate në lidhje me zhvillimet e fundit në kryeqytetin e Iranit, Teheran, pas akteve të dhunshme ndaj ambasadës britanike.

Ministria e Punëve të Jashtme ndjek me shqetësim zhvillimet në Teheran, ku turma njerëzish kanë pushtuar zyrat e ambasadës britanike dhe rezidencës së Ambasadorit, në shkelje flagrante të ligjit dhe konventave ndërkombëtare.

Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë këtë akt të papranueshëm, në kundërshtim me praktikat dhe ligjet ndërkombëtare për rregullimin e marrëdhënieve midis shteteve.

Ajo i bën thirrje qeverisë së Iranit për të ndërmarrë masa të menjëhershme për të respektuar detyrimet sipas legjislacionit ndërkombëtar dhe për të siguruar funksionimin normal të përfaqësisë diplomatike të Mbretërisë së Bashkuar në Teheran, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.

Në Kosovë serbët janë prej dy ditësh duke ushtruar dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe kanë plagosur 30 prej tyre, por Ministria e Jashtme nuk ka bërë asnjë deklaratë. Si duket, është më shumë e shqetësuar për atë që po ndodh në Iran, edhe pse dhuna në Kosovë ka lidhje të drejtëpërdrejtë me shqiptarët, ndryshe nga dhuna në Iran.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›