Bashkia Shkodër projekt për forcimin e qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Nënkryetari i bashkisë Shkodër, Rudin Beka ka prezantuar sot në ambientet e kësaj bashkie, projektin ALBAdapt i zbatuar nga GIZ Albania, me fokus në forcimin e qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike.
Sipas njoftimit në rrjetet sociale të bashkisë Shkodër, ky program synon të adresojë rreziqet klimatike nëpërmjet përmirësimit të sistemit të paralajmërimit të hershëm, krijimit të strukturave përgjegjëse dhe investimeve në masa përshtatëse.
Faza fillestare e projektit po ndërton themelet për një zbatim të suksesshëm dhe për një të ardhme më të sigurt.
Prezantimi i projektit për ndryshimet klimatike nga nënkryetari i bashkisë Shkodër, Rudin Beka 1 nga 8/r.e/a.f/