E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 52-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 52-vjeçar, i cili ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Në pranga ka rënë shtetasi S. I., 52 vjeç, banues në Elbasan.

Ditën e djeshme, sipas njoftimit të policisë, në fshatin Shijon, duke drejtuar automjetin, 52-vjeçari ka përplasur shtetasin B. Rr., 68 vjeç, këmbësor.

Fatkeqësisht i moshuari humbi jetën në spitalin e Elbasanit për shkak të plagëve të marra./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›