E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bashkia Vlorë dhe ajo e Milanos, ura të reja bashkëpunimi për projekte publike

TIRANË, 29 maj /ATSH/ Bashkia Vlorë dhe ajo e Milanos, Itali, synojnë të forcojnë bashkëpunimin në fushën e projekteve publike.

Kryetar i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha me ftesë të kryebashkiakut, Giuseppe Sala, zhvilloi një vizitë pune në Milano, ku diskutuan për urat e reja të bashkëpunimit dhe forcimit të lidhjeve mes dy bashkive.

Dredha tha se në qendër të diskutimeve ishte mbështetja e komunitetit shqiptar në Milano, i cili luan një rol shumë të rëndësishëm aty, për të kontribuar në inicimin e projekteve të reja në shërbim të qytetarëve.

Sipas tij, në fokus të vëmendjes ishin sektori i transportit publik dhe menaxhimi i mbetjeve.

“Diskutuam gjithashtu për mundësitë e bashkëpunimit, veçanërisht në sektorin e transportit publik dhe menaxhimit të mbetjeve, duke mos lënë mënjanë mundësitë e reja të bashkëpunimit në fusha të tjera të mundshme”, u shpreh Dredha.

1 nga 3

/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›