E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – ”Volkswagen” ul ndjeshëm çmimin e makinave elektrike

BERLIN, 29 maj /ATSH-DPA/ – Gjiganti gjerman i automobilave ”Volkswagen” shpreson të rrisë ndjeshëm ritmin e zhvillimit të modeleve të tij elektrike të nivelit fillestar që pritet në vitin 2027.

“Me 20 000 euro VW do të vendosë standarde për sa i përket dizajnit, cilësisë, pajisjeve dhe teknologjisë me një çmim tërheqës”, theksoi CEO i ”Volkswagen Group”, Oliver Blume në mbledhjen e përgjithshme të kompanisë.

“Dhe ne po tregojmë gjithashtu se Volkswagen është në gjendje të zhvillohet shpejt, me efikasitet dhe efektivitet”, shtoi ai.

Bordi i drejtorëve të VW Group i hapi dritën jeshile modelit të makinës elektrike, e cila mban emrin e përkohshëm ID.1.

Prodhuesi i automjeteve shpreson të nisë me veturën e kategorisë së ulët të modeleve të automjeteve elektrike dhe të konkurrojë në segmentin e nivelit fillestar elektrik.

Modeli më i lirë do të ishte në përputhje me emrin e kompanisë, që në gjermanisht do të thotë “makinë e popullit”./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›