E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dumani pret delegacionin britanik: Ngritje e kapaciteteve në bashkëpunimin gjyqësor

TIRANË, 29 maj /ATSH/ Kryetari i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, SPAK Altin Dumani priti sot në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, King-Smith dhe delegacionin britanik të gjyqësorit, i kryesuar nga gjyqtari me eksperiencë, James Dingemans.

SPAK bëri të ditur se në takim u diskutuan çështje kyçe mbi ngritjen e kapaciteteve në bashkëpunimin gjyqësor me agjencitë ligjzbatuese në Mbretërinë e Bashkuar.

“Nder të mikprisnim sot ambasadorin King-Smith, gjyqtarët e njohur Dingemans dhe Picton. Në takim u diskutuan çështje kyçe mbi ngritjen e kapaciteteve në bashkëpunimin gjyqësor me agjencitë ligjzbatuese në Mbretërinë e Bashkuar”, bën të ditur SPAK në platformën X.

Delegacioni britanik zhvilloi dje takim edhe me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja ku u diskutua mbi shkëmbimin e përvojave, mbështetjen për reformën në drejtësi, forcimin e kapaciteteve trajnuese të Shkollës së Magjistraturës, digjitalizimin e sistemit të drejtësisë, si dhe trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›