E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia: Vokshi shpif, do ta padisim

Gjatë një konference për shtyp, zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, Florian Serjani, tha se firma e ndërtimit “Vision Construction” nuk ka marrë asnjë leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës, duke shtuar se “për këtë shpifje Bashkia do t’i drejtohet organeve të drejtësisë”. Sipas Serjanit, “këto shpifje bëhen për të devijuar vëmendjen e opinionit për keqeverisjen”.

Të shtunën, deputetja e PD-së Albana Vokshi, përmes një deklarate publike reagoi ndaj akuzave të dala nga selia rozë, duke deklaruar se “ka fakte e dokumente që vërtetojnë korrupsionin e kryer nga Edi Rama dhe personat e tjerë që lidhin së bashku interesat e mëdha financiare”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›