Bashkia dhe komuna, ne "lufte" per trojet
Prrenjas- Bashkia e Prrenjasit dhe komuna e Rrajces jane ne "armiqesi" me njera-tjetren per shkak te konflikteve qe kane per token. Keshilli i komunes pretendon se 12 hektare toke ne afersi te bashkise Prrenjas figurojne ne pronesi te saj. Madje keshilli i kesaj komune miraton dhe jep leje per ndertime rrugesh dhe objektesh te tjera. Dy vjet me pare, ish-prefektja e Elbasanit, Mimoza Hasekiu dhe Ministria e Brendshme, i dhane leje bashkise se ketij qyteti qe te administroje kete territor. Ndodhur perballe presionit qe ushtron komuna, kryetari i bashkise se Prrenjasit, Artur Topi, ka kerkuar nderhyrjen e institucionit te prefektit. Topi ka derguar ne prefekture edhe dokumentacionin qe verteton se toka eshte nen administrimin e bashkise. Kryetari i bashkise shprehet se ka urdheruar policine bashkiake qe te zbatoje ligjin. Megjithate KRRT e komunes vazhdon te jape leje ndertimi pasi nje pjese e anetareve te saj jane edhe nepunes te prefektures. Konflikti i interesit e ka thelluar me tej mosmarreveshjen nderinstitucionale mes ketyre njesive vendore. Nisur nga situata e krijuar, prefekti i Elbasanit, Shefqet Deliallisi, ka ngritur nje grup pune te perbere nga 5 eksperte te cilet do te kontrollojne dokumentacionin dhe lejet e dhena nga KRRT e komunes Rrajce.
F. Salliu
F. Salliu