Greket festojne, 3 km radhe ne kufi
Kapshtice- Festa kombetare "JO" ne Greqi, pervjetori i refuzimit ndaj pushtimit nazist gjate Luftes se Dyte Boterore, nje dite pushimi kjo ne shtetin fqinj, ka krijuar radhe te gjata ne kufirin midis dy vendeve. Nga policia kufitare shqiptare behet e ditur se prej mengjesit te se dieles, ne doganen e shtetit fqinj ka funksionuar vetem nje sportel dhe ai me ritme shume te ngadalta. Emigrante si dhe persona te mberritur aty, tregojne se kane pritur mbi 5 ore tej kufirit shqiptar per te kryer veprimet ne doganen greke. Nga interesimi i tyre prane drejtuesve te kesaj dogane, mesohet se jo zyrtarisht ne shtetin fqinj ka vazhduar atmosfera e festes, e cila zyrtarisht ka qene me 25 tetor. Radha e automjeteve i ka kaluar te tre kilometrat, duke mberritur deri ne fshatin e pare ne Kristopologji. Tej kufirit priten mbi 300 autovetura dhe 20 autobuse, si dhe shume kamione. Emigrantet kane qene te detyruar te presin ne kufi deri ne oret e pasdites te se dieles. Artan Shkurti, nga Fieri, i cili punon ne qytetin grek te Selanikut, shprehet se se bashku me familjen kishte vendosur te kalonte nje fundjave ne qytetin e tij, pasi kishte nje feste familjare. Por i eshte dashur te prese mese shtate ore ne dogane.
D.Zisi
D.Zisi