E Shtunë, 31 Tetor 2026

Termet ne Librazhd, banoret ne panik

Librazhd- Qyteti i Librazhdit tronditet serish nga lekundjet sizmike te shkalles deri ne 3,5 balle. Qindra qytetare kane dale nga banesat oret e para te mengjesit te djeshem, pasi i kaploi frika si pasoje e termetit te rene qe pasoi ate te dy diteve me pare. Tre lekundje te lehta termeti, ne intervale te ndryshme kohore, gjate oreve te nates duke u gdhire dita e djeshme u ndjene ne zone. Me te forta ato jane ndjere ne fshatin Kuturman ne komunen Librazhd Qender. Autoritetet vendore thane se lekundja e pare u ndje rreth ores 01:50, ndersa ajo e fundit ne oren 05:00. Prane komunes eshte ngritur menjehere shtabi i emergjences, i cili ka konstatuar deme te lehta, si plasaritje muresh apo thyerje xhamash te banesave. Lekundje te lehta, sipas burimeve, jane ndjere dhe brenda ne qytetin e Librazhdit.

F.S


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›