E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia dhe qytetarët,Tabaku: 56 mijë “halle” në një vit

Pas një viti punë të kësaj administrate, bashkia e Tiranës ka gati të dhëna dhe raporte të mardhënies së pushtetit me qytetarët. Nënkryetarja, Jorida Tabaku, tha se janë 56.000 qytetarë që i janë drejtuar Bashkisë për të shprehur shqetësimin e tyre. Nr 2 i Bashkisë tha se jo për të gjithë ka një zgjidhje, por për shumicën e tyre janë drejt rrugës së zgjidhjes.
 

Për të forcuar rolin e femrave në vendimarrje në Bashkinë e Tiranës ka një komisioner që mbron të drejtat e tyre. Komisioneri punon për forcimin e barazisë gjinore, ofron mbështetje finaciare dhe mbron femrat e dhunuara në familje.
 

Për të rritur më tepër aksesin tek qytetarët për vendimarrjen, Nënkryetarja tha se si për buxhetin ashtu edhe për zgjerimin e bulevardit janë marrë parasysh sugjerimet e qytetarëve nga konsultat e bëra. Edhe plani urbanistik është një tjetër projekt që kërkon ndërhyrjen e qytetarëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›