Bashkia e Fierit vlereson me certifikate perfaqesuesit e medias

FIER - Pervoja prej 37 vjetesh ne fushen e medias i ka dhene gazetarit te njohur Kristaq Thano vleresimin me certifikaten e mirenjohjes. Ky vleresim eshte dhene nga Bashkia e Fierit dhe kreu i saj Baftjar Zeqaj i cili ne ceremonine e zhvilluar paraditen e se merkures u shpreh se ne kuader te vleresimit te shume figurave te njohura ne qytet eshte nderuar edhe nje perfaqesues i medias.
Perzgjedhja e bere nga Unioni i Gazetareve te qarkut Fier ma ka bere me te lehte edhe mua. Nderkohe kryetari i Unionit te Gazetareve te Fierit Vladimir Mucaj pasi do te lexonte biografine e jetes se gazetarit te Shekulli-t Kristaq Thano do te shprehej se vleresimi i punonjesve te medias do te kthehet ne nje tradite.
Shefja e kabinetit te bashkise se Fierit i dorezoi gazetarit jo vetem certifikaten e mirenjohjes por edhe lulet pershendetese.
Kristaq Thano u lind ne qytetin e Vlores nderkohe qe shkrimin e pare per median e shkruar e ka botuar ne maj te vitit 1974. Qe nga ajo kohe e deri me sot ai nuk i eshte ndare per asnje moment medias se shkruar vizive por edhe gjithcka qe ka te beje me lajmin.