E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza politike Stainberg takon Topin Berishen dhe Ina Ramen

1127
Zevendessekretari amerikan i Shtetit ka nisur nje takim me ministrin e Jashtem shqiptar Edmond Haxhinasto ne rezidencen amerikane. Pas perfundimit te ketij takimi pritet qe ne keto ambiente te mberrije shefi i opozites Edi Rama. Takimi me Ramen do te jete takimi permbylles i Stainberg ne Tirane ne lidhje me situaten aktuale ne vend.



1100
Ka lene ambientet e Prokurorise James Stainberg pas nje takimi me prokuroren e Pergjithshme Ina Rama. Takimi i radhes pritet te jete ai me kreun e opozites Edi Rama rreth ores 1220. Pas perfundimit te takimeve Stainberg do te dale para mediave ne nje konference shtypi.

1035
Perfundon takimi i nensekretarit amerikan te shtetit James Stainberg me kryeministrin Berisha. Takimi i cili filloi rreth ores 950 zgjati rreth 30 minuta dhe ne te u diskutua rreth situates se renduar politike ne vend qe pas 21 janarit dhe dhe zgjedhjet vendore te 8 majit. Pas daljes nga godina e Kryeministrise Stainberg dhe diplomatet qe e shoqeronin u drejtuan per ne Prokurorine e Pergjithshme per nje takim me kryeprokuroren Ina Rama.

09 40
Sapo ka perfunduar takimi i nensekretarit amerikan te Shtetit James Steinberg me Presidentin e vendit Bamir Topi. Diplomati amerikan shoqerohej ne kete takim nga zevendesndihmes sekretari amerikan i Shtetit Thomas Countryman dhe drejtori ekzekutiv i Sherbimit te Jashtem te BE-se Miroslav Lajcak.


Nensekretari amerikan i shtetit James Steinberg do te zhvilloje sot takime ne Tirane me kreret e shtetit dhe shefin e opozites Edi Rama. Tema qendrore e takimeve do te jete kriza politike e renduar edhe me shume pas ngjarjeve te 21 janarit. Gjithashtu ai do te jete i shoqeruar edhe nga zevendesndihmes sekretari amerikan i shtetit Thomas Countryman i cili vjen ne Shqiperi per te dyten here brenda nje muaji.

Te dy zyrtaret e larte amerikane pritet ti japin mbeshtetje te plote Prokurorise shqiptare per hetimet mbi ngjarjen e 21 janarit si dhe te nxisin palet drejt dialogut duke i pare zgjedhjet e 8 majit si nje zgjidhje te situates politike. Steinberg do ta nise serine e takimeve te tij me Presidentin Topi. Me pas do te kete takime te vecanta me kryeministrin Berisha kreun e PS-se Rama dhe prokuroren e Pergjithshme Ina Rama.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›