Familjaret e Alfred Merkajt Vellai yne vdiq nga neglizhenca e mjekeve te Beratit
Berat
Njezet e kater ore pas venies nen akuze te mjekeve gjinekologe te spitalit te Korces per vdekjen e 49-vjecares Fatbardha Aliko te tjera dyshime jane ngritur per disa mjeke te spitalit rajonal te Beratit. Behet fjale per vdekjen e Alfred Merkaj 46-vjecarit i cili humbi jeten ne nje aksident rrugor te ndodhur me 30 maj te ketij viti. Ne fakt eshte vellai i viktimes Mika Merkaj i cili eshte shprehur nje dite me pare se vellai i tij humbi jeten pasi u aksidentua ne kembe gjate nje aksidenti automobilistik si pasoje e mosdhenies ne kohe te ndihmes mjekesore nga ana e mjekeve te spitalit te Beratit. Po dje dy vellezerit Merkaj Agroni dhe Mika kane mberritur ne ambientet e repartit te Kirurgjise ku kane dashur te informohen per shkaqet qe i moren jeten vellait te tyre. Nga ana e tij Mika Merkaj pohoi se do te denoncojne organet e spitalit te Beratit te cilet sipas tij nuk i dhane ndihmen e pare vellait te tyre pas nje aksidenti qe ndodhi. Sipas tij duke iu referuar ngjarjes gjate gjithe kohes ne spital ka qene vetem mjeku kirurg ndersa mjeke te tjere nuk ka ardhur. Do te denoncojme per humbjen e jetes se vellait tone dhe do ta ndjekim kete ceshtje. Mjeku na tha se do ta dergoj ne spitalin e Tiranes per ti shpetuar kembet por ai nuk vdiq nga kembet por nga trauma e melcise. Gjate rruges per ne spitalin e Tiranes mjeku reaminator nuk i dha ndihme as me gjak as serum - pohoi vellai i viktimes.
Nga ana tjeter kane reaguar edhe mjeket e spitalit. Nje nder ta ishte mjeku kirurg Pirro Leka i cili tha se pacienti u paraqit ne sallen e operacionit ne gjendje te rende. Kirurgu ka shpjeguar me tej se menjehere iu vune perfuzione ne te dy krahet me perberesit e duhur. shte njoftuar mjeku reanimator dhe ortoped. Per vete gjendjen e rende u vendos dergimi i tij ne Spitalin Ushtarak ne Tirane per trajtim me te specializuar. Ju bene grafit e dy kembeve barkut mushkerive dhe doli pa probleme. Vendosa qe i semuri te dergohej ne spitalin e Tiranes. shte e regjistruar gjithe ndihma qe i eshte dhene dhe me epikrizen tone eshte derguar drejt Tiranes - tha Leka.
Ne te njejten linje ka qendruar edhe mjeku reanimator Edmond Zylyftari kur shprehet I semuri ankohej per dhimbje te ekstremiteteve te poshtme. Ortopedi e pa gjendje e gjymtyreve te poshte dhe kerkohej venia ne gjume per ta transportuar ne spitalin ushtarak. Duke pare gjendjen e pergjithshme me puls me tension oksimeter dhe me mjekimet qe mori u pa e nevojshme per ta dergua ne Spitalin Ushtarak. Gjendja e pergjithshme ishte e mire dhe u vendos vetem dhenia e pare shendetesore me qellim mos humbjen e kohes.
Kirurgu Pirro Leka
Pacienti u paraqit tek ne ne gjendje te rende
Kirurgu i spitalit te Beratit Pirro Leka tha se pacienti u paraqit ne sallen e operacionit ne gjendje te rende. Kirurgu ka shpjeguar me tej se menjehere iu vune perfuzione ne te dy krahet me perberesit e duhur. shte njoftuar mjeku reanimatar dhe ortoped. Per vete gjendjen e rende u vendos dergimi i tij ne Spitalin Ushtarak ne Tirane per trajtim me te specializuar. Ju bene grafit e dy kembeve barkut mushkerive dhe doli pa probleme. Vendosa qe i semuri te dergohej ne spitalin e Tiranes. shte e regjistruar gjithe ndihma qe i eshte dhene dhe me epikrizen tone eshte derguar drejt Tiranes - tha kirurgu Leka.
Reanimatori Edmond Zylyftari
U pa e nevojshme per ta derguar ne Spitalin Ushtarak
Mjeku reanimator Edmond Zylyftari eshte shprehur I semuri ankohej per dhimbje te ekstremiteteve te poshtme. Ortopedi e pa gjendje e gjymtyreve te poshte dhe kerkohej venia ne gjume per ta transportuar ne spitalin ushtarak. Duke pare gjendjen e pergjithshme me puls me tension oksimeter dhe me mjekimet qe mori u pa e nevojshme per ta dergua ne Spitalin Ushtarak. Gjendja e pergjithshme ishte e mire dhe u vendos vetem dhenia e pare shendetesore me qellim moshumbjen e kohes.
Aksidenti
Merkaj vdiq ne Spitalin Ushtarak ne Tirane
Ngjarja ka ndodhur pas mesdites se 30 majit ne qytetin e Beratit kur nje makine ka dale nga rruga dhe ka perfunduar ne ujerat e lumit Osum. Sipas te dhenave te policise per ngjarjen ne kete aksident kane mbetur te plagosur kater persona tre prej te cileve kalimtare te rastesishem dhe shoferi i makines. Burime zyrtare nga policia lokale thane se nje makine e llojit BMW me targa AA 939 AC ka dale nga rruga dhe eshte perplasur me murin mbrojtes te rruges. Ne kete moment ne trotuar kane qene duke kaluar tre persona te cilet jane marre para nga automjet. Alfred Merkaj 45 vjec Albano Merkaj 21 vjec babe e bir Edison Terihati 23 vjec se bashku me shoferin e makines Refik Hasanbelliu kane perfunduar ne ujerat e lumit Osum. Ne vendngjarje kane mberritur forca te shumta te policise zjarrfikesit dhe autoambulanca. Ata kane bere te mundur nxjerrjen e te plagosurve nga ujerat e lumit dhe dergimin e tyre per ne spital nen kujdesin e mjekeve. Nga hetimet policia ka bere te ditur se aksidenti ka ndodhur si pasoje e shpejtesise dhe humbjes se kontrollit nga shoferi. Nderkohe nje dite me pas Alfred Merkaj vdiq ne ambientet e Spitalit Ushtarak ne Tirane.